Subscribe:

Ads 468x60px

About

Sample Text

Blogger news

Blogroll

Blogger templates

Social Icons

Wednesday, October 24, 2012

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS TIRANË, 2010 Udhëzues kurrikular





REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS
TIRANË, 2010
Udhëzues kurrikular
2
Autorësia:
Instituti i Zhvillimit të Arsimit
Redaktorë shkencorë:
Prof.As.Dr. Marita HAMZA
Ma. Irida SINA
Ma. Elona MEHMETI
Redaktor letrar:
Gazmend KRASNIQI
Për zhvillimin e kurrikulës së re të gjimnazit
3
Të dashur nxënës,
Të respektuar mësues, drejtorë të gjimnazeve dhe specialistë të arsimit,
Të nderuar prindër,
Arsimi është përgjegjësi e së sotmes ndaj së ardhmes së një kombi.
Ne e kemi marrë përsipër këtë përgjegjësi duke e reformuar thellë dhe në
mënyrë të gjithanshme arsimin tonë. Ne kemi pasur dhe kemi një synim të
vetëm: Fëmijët tanë të bëhen të zotë të përparojnë e të gëzojnë një Shqipëri të
integruar europiane.
Sfi da jonë është: Përparimi i shoqërisë nëpërmjet aftësimit të qytetarëve
për përfshirje aktive në ushtrimin dhe zhvillimin e demokracisë me ritme të
larta të ekonomisë së tregut të lirë.
Një përgatitje e shëndoshë në bankat e shkollës dhe në auditorët e
universitetit është parakushti i suksesit tonë në përballjen e kësaj sfi de.
Ju e dini se e shtuam me një vit arsimin e detyruar dhe e pakësuam, po
me një vit, gjimnazin. Nuk është ky i vetmi ndryshim për gjimnazin. Përmbajtja
e tij u transformua rrënjësisht. Tani, çdo nxënës, bashkë me prindërit e tij,
përzgjedh itinerarin e vet lëndor, që do të thotë se secili vendos të mësojë ato
lëndë që i pëlqejnë më shumë e që i duhen për të hyrë dhe për të vazhduar me
sukses institucione të arsimit të lartë ose, sipas dëshirës, edhe për të fi lluar një
veprimtari në tregun e punës.
Risitë nuk kufi zohen me kaq. Në këtë gjimnaz të ri, mësuesve u duhet
të ndryshojnë thellë dhe të japin mësim e të vlerësojë nxënësit po ashtu si
kolegët e tyre në vendet perëndimore. Është një hop i madh, i shumëpritur dhe
krejt i mundshëm me përvojën tanimë të grumbulluar prej vitesh, falë hapjes
ndaj informacionit bashkëkohor.
Udhëzues kurrikular
4
Në këtë Udhëzues, që keni në dorë, përshkruhet jo vetëm struktura
e re e gjimnazit, por, me hollësi të mjaftueshme, shtjellohet fi lozofi a e tij,
paraqiten përmirësimet kryesore që duhet të marrin përsipër mësuesit, madje
dhe nxënësit, gjithashtu detyrimet e drejtorit të shkollës dhe të DAR/ZA-ve.
Kemi përpara një ndërmarrje komplekse dhe interesante, e cila do të
përballohet me përkushtimin e mësuesve, të specialistëve dhe të drejtuesve,
edhe me ndihmën e vazhdueshme që ata do të kenë.
Ju uroj të gjithëve mbarësi!
Myqerem Tafaj
MINISTËR
Për zhvillimin e kurrikulës së re të gjimnazit
5
PËRDORIMI DHE ZBATIMI I KËTIJ UDHËZUESI BËHET
NË PËRPUTHJE ME GJITHË BAZËN LIGJORE
(VENDIME, RREGULLORE, UDHËZIME
TË MINISTRISE SË ARSIMIT DHE SHKENCËS)
PËR MBARËVAJTJEN E PUNËS MËSIMORE NË GJIMNAZ
Udhëzues kurrikular
6
Për zhvillimin e kurrikulës së re të gjimnazit
7
PËRMBAJTJA
1. KAPITULLI I PARË: KURRIKULA E RE.........................................11
1.1. MISIONI I KURRIKULËS........................................................11
1.2. SYNIMET....................................................................................12
1.3. STRUKTURA E KURRIKULËS SË RE..................................14
1.4. KURRIKULA PËR NXËNËSIT ME NEVOJA TË
VEÇANTA...................................................................................18
1.5. PLANI MËSIMOR PËR KURRIKULËN BËRTHAMË
TË GJIMNAZIT........................................................................18
1.5.1 FUSHAT E TË NXËNIT.....................................................19
1.5.2. KURRIKULA BËRTHAMË..............................................20
1.5.3. ZGJEDHJA BRENDA KURRIKULËS BËRTHAMË.......21
1.5.4. KURRIKULA ME ZGJEDHJE TË DETYRUAR.............24
1.5.5 KURRIKULA ME ZGJEDHJE TË LIRË...........................30
1.6 PAKICAT ETNIKE OSE KULTURORE...................................43
1.7 KREDITET..................................................................................44
2. KAPITULLI I DYTË: AFTËSITË NDËRKURRIKULARE............48
2.1 AFTËSIA E KOMUNIKIMIT...................................................48
2.2 AFTËSIA E PËRDORIMIT TË MATEMATIKËS.................51
2.3 AFTËSIA E PËRDORIMIT TË TEKNOLOGJISË SË
NFORMACIONIT DHE TË KOMUNIKIMIT (TIK) ..........53
2.4 AFTËSIA E MENAXHIMIT TË INFORMACIONIT............56
2.5 AFTËSIA E ZGJIDHJES SË SITUATAVE
PROBLEMORE.........................................................................59
2.6 AFTËSIA E TË MENDUARIT KRITIK.................................62
2.7 AFTËSIA E TË MENDUARIT KRIJUES...............................66
2.8 AFTËSIA E TË PUNUARIT NË GRUP...................................68
2.9 AFTËSIA E QËNDRIMIT ETIK E SOCIAL..........................70
2.10 KOMPETENCAT ÇELËS.........................................................72
Udhëzues kurrikular
8
3. KAPITULLI I TRETË: PLANIFIKIMI I KURRIKULËS
NGA SHKOLLA....................................................................................74
3.1 DETYRIMET E SHKOLLËS NDAJ NXËNËSVE
PËR KURRIKULËN..................................................................74
3.2 HARTIMI I PLANIT MËSIMOR TË SHKOLLËS
PËR NJË VIT SHKOLLOR..............................................................75
3.2.1 KURRIKULA ME ZGJEDHJE TË DETYRUAR......................76
3.2.2 KURRIKULA ME ZGJEDHJE TË LIRË...................................77
3.2.2.1 PJESËMARRJA E NXËNËSVE NË PËRFORCIM ...............77
3.2.2.2 SHTRIRJA E KURRIKULËS ME ZGJEDHJE TË LIRË
NË DISA KLASA......................................................................78
3.2.2.3 NDARJA E ORËVE TË KURRIKULËS ME ZGJEDHJE
TË DETYRUAR DHE ME ZGJEDHJE TË LIRË SIPAS
KLASAVE....................................................................................78
3.2.3 NDËRRIMI I NJË LËNDE ME ZGJEDHJE......................79
3.2.4 GJIMNAZE TË SPECIALIZUARA...........................................80
3.2.5 PERSONELI MËSIMDHËNËS..........................................80
3.2.6 MËSUESI KUJDESTAR.....................................................82
3.2.7 RADHA E PUNËS PËR HARTIMIN E PLANIT
MËSIMOR TË GJIMNAZIT........................................................83
3.2.8 SI I PLOTËSON SHKOLLA PARAPËLQIMET E
NXËNËSVE PËR KURRIKULËN ME ZGJEDHJE...................84
3.2.9 FORMIMI I KLASAVE ME ZGJEDHJE...........................86
3.3 KOMUNIKIMI ME NXËNËSIT DHE PRINDËRIT E
TYRE PËR KURRIKULËN ME ZGJEDHJE........................87
3.4 ORARI MËSIMOR....................................................................88
3.5 CILI I MERR VENDIMET KURRIKULARE NË
SHKOLLË?.................................................................................89
3.6 ROLI I DAR/ZA-SË...................................................................90
4. KAPITULLI I KATËRT: MËSUESI NË KURRIKULËN
E RE.....................................................................................................93
4.1. PLANI MËSIMOR VJETOR I MËSUESIT............................93
4.2. PLANI DITOR I MËSUESIT....................................................97
4.3. OBJEKTIVAT E PROGRAMIT MËSIMOR........................101
4.3.1 PËRSËRITJA....................................................................106
4.3.2 DETYRAT ME SHKRIM.................................................108
Për zhvillimin e kurrikulës së re të gjimnazit
9
4.4. PROJEKTET KURRIKULARE............................................109
4.4.1 HARTIMI I NJË PROJEKTI KURRIKULAR NGA
NXËNËSIT.................................................................................113
4.4.2 PLANIFIKIMI I NJË PROJEKTI KURRIKULAR NGA
MËSUESI (MËSUESIT)............................................................118
4.5. DETYRAT E SHTËPISË.........................................................130
4.6. VLERËSIMI I NXËNËSVE....................................................132
4.6.1 VLERËSIMI ME SHKRIM..............................................133
4.6.2 VLERËSIMI GOJOR........................................................136
4.6.3 VLERËSIMI I NXËNËSIT GJATË DEMONSTRIMIT TË
VEPRIMTARIVE PRAKTIKE..................................................138
4.6.4 VLERËSIMI I MODULEVE PROFESIONALE..............139
4.6.5 PORTOFOLI I NXËNËSIT...............................................139
4.6.6 PAK FJALË PËR MJESHTËRINË E VLERËSIMIT TË
NXËNËSVE ME NOTË.............................................................140
4.6.7 ZHVILLIMI PROFESIONAL I MËSUESVE..................145
4.6.8 KRITERET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE................147
4.6.9 VETËVLERËSIMI I MËSUESIT.....................................147
4.6.10 DISA DILEMA PËRVLERËSIMIN ME NOTË.............148
4.7 NOTA MESATARE VJETORE E NXËNËSIT NË NJË
LËNDE......................................................................................150
4.8 MBETJA NË KLASË..............................................................153
4.9 PARIMET E MËSIMDHËNIE-MËSIMNXËNIES..............153
4.10 ROLI VENDIMTAR I DREJTORIT TË GJIMNAZIT.......164
5. KAPITULLI I PESTË: MESATARET E NXËNËSIT,
MATURA..........................................................................................165
5.1 MESATARJA VJETORE PËR NJË NXËNËS.....................165
5.2 DËFTESA E KLASËS.............................................................168
5.3 MATURA SHTETËRORE......................................................173
5.4 KRITERET E PROVIMIT PËR LËNDËT ME
ZGJEDHJE...............................................................................174
5.5 MBETJA NË MATURËN SHTETËRORE...........................175
5.6 MESATARJA E MATURËS SHTETËRORE.......................176
5.7 MESATARJA E PËRGJITHSHME E NJË NXËNËSI.........176
5.8 DIPLOMA E GJIMNAZIT......................................................177
Udhëzues kurrikular
10
SHTOJCA NR. 1.
DISA SHEMBUJ TË MODULEVE PROFESIONALE.......................181
SHTOJCA NR 2.
MODELET E FORMULARËVE PËR KOHËN DHE VENDIN
E KRYERJES SË SHËRBIMIT KOMUNITAR...................................189
FORMULARI 1........................................................................................189
SHËRBIMI KOMUNITAR.....................................................................190
SHËRBIMI KOMUNITAR DËSHMI....................................................190
SHTOJCA NR. 3.
FORMULAR PËR KURRIKULËN ME ZGJEDHJE..........................192
SHTOJCA NR. 4.
FORMULARËT QË NXËNËSIT DHE PRINDËRIT E TYRE
DUHET TË PLOTËSOJNË.....................................................................195
SHTOJCA NR.5.
DËFTESA E GJIMNAZIT.......................................................................220
SHTOJCA NR.6. SI JAPIN MËSIM MËSUESIT NË
SHQIPËRI.................................................................................................221
Për zhvillimin e kurrikulës së re të gjimnazit
11
1. KAPITULLI I PARË: KURRIKULA E RE
1.1. Misioni i kurrikulës
Në botën e sotme me ndryshime të përshpejtuara, ku njohuritë
grumbullohen e dyfi shohen brenda pak vitesh dhe profesionet shndërrohen
thellësisht, madje zhduken e lindin shumë të tjera brenda një brezi, arritjet
shkollore kanë kuptim vetëm nëse vlejnë për jetën dhe për të nxënit gjatë
gjithë jetës.
Shoqëria e sotme ka nevojë për individë të cilët përballojnë ndryshimet,
përshtaten ndaj tyre, madje gjenerojnë vetë ndryshime. Janë këta individë që
do të kenë sukses në të ardhmen.
Disa mësues janë ende ngushtësisht lëndorë, megjithëse shumë nga
njohuritë për të cilat ata këmbëngulin kaq shumë dhe nxënësit përpiqen çdo
ditë t’i përvetësojnë, do të treten dhe harrohen, ajo çfarë mbetet, pasi harrohen
shumë nga ato që janë nxënë, janë konceptet dhe pikërisht këto janë më të
vyera.
Shkolla është ngritur për përparimin e një komuniteti a vendi dhe
mishëron përgjegjësinë e një brezi ndaj brezit pasues.
Edukimi shkollor shikon përtej lëndëve e moduleve dhe duhet të
aftësojë nxënësin të jetojë në demokraci dhe të përballet me vështirësitë në
ekonominë e tregut, duke u bazuar në njohuritë.
Mësuesi profesionist përfytyron te nxënësi përherë të rriturin. Ky
është misioni i vërtetë i tij. Ai duhet ta nxitë nxënësin që të kërkojë dije edhe
përtej shkollës, pasi kjo do t’i mundësojë atij suksesin për një përshtatje më të
mirë me botën që e rrethon.
Modeli moral i sistemit arsimor sot është shoqëria demokratike.
Shkolla është vendi ku mësohet demokracia.
Në kohërat që po jetojmë, nxënësi ndryshon me ritme të shpejta. Në
Udhëzues kurrikular
12
këto kushte, mësuesit i del si përgjegjësi të shtojë ritmin e përparimit vetjak,
sepse sfi dat sot nuk janë vetëm te përfi timi i njohurive të reja shkencore, por
këto të fundit duhet të vihen në funksion të formimit të personalitetit qytetar
të nxënësit.
Ndryshimet që ndodhin në shoqërinë e sotme dhe njohuritë e reja
shkencore me të cilat përballemi çdo ditë, janë pikënisja dhe pikëmbërritja
e kurrikulës. Shkolla është krijuar që të formojë një njeri të suksesshëm në
jetën personale, në shoqëri dhe në punë. Ka ndryshuar vetëm portreti i tij dhe
portreti tanimë është përfunduar qëkur aspirata e njëzëshme është integrimi
europian, pra, është qytetari i Europës moderne.
Synimet e kurrikulës në funksion të modelit të ri të shkollës prekin aspektin
vetjak, shoqëror dhe ekonomik të nxënësit. Këto të fundit janë detajuar si më
poshtë:
1.2. Synimet
Sistemi ynë arsimor synon të kontribuojë në:
• Realizimin e potencialit të individit dhe zhvillimin e mëtejshëm të
këtij potenciali.
• Përparimin e shoqërisë nëpërmjet aftësimit të qytetarëve për përfshirje
aktive në ushtrimin dhe zhvillimin e demokracisë.
• Mbarëvajtjen e ekonomisë së tregut të lirë nëpërmjet aftësimit të
forcave të punës për të përballuar ritme të larta të rritjes ekonomike
dhe të zhvillimit teknologjik.
Kurrikula e gjimnazit ka për synim t’i sigurojë secilit nxënës
zhvillimin e tij maksimal etik, intelektual, fi zik, social dhe estetik që ai të jetë
i zoti për të nxënit gjatë gjithë jetës, që të mendojë në mënyrë kritike, krijuese
dhe eksploruese, t’u përshtatet ndryshimeve, të ketë vetëbesim, të dijë të
punojë në grup dhe të jetë i gatshëm të ofrojë përpjekjet e tij për mirëqenien,
Për zhvillimin e kurrikulës së re të gjimnazit
13
përparimin, lirinë e demokracinë e vendit e më gjerë.
Kurrikula e gjimnazit synon të pajisë secilin nxënës me njohuri,
aftësi dhe qëndrime të cilat t’i bëjnë të mundur:
• Të arrijë mirëqenien vetjake (aspekti vetjak);
• Të japë ndihmesë për shoqërinë (aspekti shoqëror);
• Të ndihmojë në zhvillimet ekonomike dhe publike të vendit (aspekti
ekonomik).
SYNIMET NË ASPEKTIN VETJAK
Kurrikula e gjimnazit synon që çdo nxënës të bëhet i aftë:
• Të njohë anët e tij të forta dhe të dobëta.
• Të ketë besim në veten e tij.
• Të kuptojë të drejtat e tij dhe t’i mbrojë ato.
• Të ketë nën kontroll ndjenjat dhe sjelljet e tij.
• Të njohë përgjegjësitë e tij ndaj vetes dhe t’i përmbushë ato.
• Të praktikojë një mënyrë të shëndetshme jetese.
• Të ketë interes për mësimin e vazhdueshëm gjatë gjithë jetës.
• Të përshtatet ndaj ndryshimeve.
• Të vendosë për veten ambicie të larta dhe të mundshme.
• Të sigurojë mirëqenien e vet shoqërore.
• Të sigurojë mirëqenien e vet ekonomike.
SYNIMET NË ASPEKTIN SHOQËROR
Kurrikula e gjimnazit synon që çdo nxënës të bëhet i aftë:
• Të njohë të drejtat e individëve të tjerë, t’i respektojë dhe t’i
mbrojë ato.
• Të kuptojë të drejtat shoqërore të komuniteteve që u përket,
t’i respektojë dhe t’i mbrojë ato (familja, shkolla, vendi i tij dhe
më gjerë).
• Të punojë në grup.
• Të jetë tolerant dhe të arrijë kompromise.
• Të mbajë një qëndrim të hapur, të pavarur e kritik ndaj ideve të reja.
Udhëzues kurrikular
14
• Të mirëkuptojë larminë e kulturave shoqërore.
• Të shfaqë interes të vazhdueshëm ndaj ndryshimeve shoqërore.
• Të mbajë qëndrim pozitiv ndaj përmirësimeve shoqërore.
• Të ndihmojë në përmirësimet shoqërore të komuniteteve që u
përket (familja, shkolla, , vendi i tij dhe më gjerë).
• Të ushtrojë forma demokratike në ndërveprimet shoqërore.
SYNIMET NË ASPEKTIN EKONOMIK
Kurrikula e gjimnazit synon që çdo nxënës të bëhet i aftë:
• Të bëjë zgjedhjet e tij të suksesshme ekonomike;
• Të bëjë zgjedhjet e tij të suksesshme të karrierës;
• Të kuptojë përgjegjësitë e tij ndaj mirëqenies ekonomike të
komuniteteve të cilëve u përket (familja, shteti, rajoni dhe më
gjerë) dhe t’i përmbushë këto përgjegjësi;
• Të kuptojë përgjegjësitë e tij në mbrojtjen e mjedisit dhe t’i
përmbushë këto përgjegjësi;
• Të shfaqë interes të vazhdueshëm ndaj politikave dhe nismave
ekonomike që kanë të bëjnë me komunitetet të cilave u përket;
• Të kuptojë nevojat e brezave të ardhshëm dhe të kontribuojë në
përmbushjen e tyre.
Të zbërthyera në objektiva këto synime do të ndihmojnë në një
mbarëvajtje më të mirë te mësimdhënies dhe mësimnxënies.
Shkollat dallohen nga njëra-tjetra nga uniteti i një vizioni modern dhe
nga përpjekjet e përbashkëta për ta realizuar atë.
1.3. Struktura e kurrikulës së re
Me kalimin nga gjimnazi 4-vjeçar në atë 3-vjeçar, Ministria e Arsimit
dhe Shkencës miratoi strukturën e re të kurrikulës, duke i dhënë fund periudhës
së gjimnazit të profi lizuar.
Gjimnazi me dy profi le, natyror dhe shoqëror, ishte një hap i mirë përpara
Për zhvillimin e kurrikulës së re të gjimnazit
15
në krahasim me paraardhësin e tij, sepse në vend të një kurrikule të njëjtë për të
gjithë nxënësit, u kalua, për herë të parë, në përzgjedhjen nga vetë nxënësit.
Kurrikula në gjimnazin e ri është e organizuar në kurrikul bërthamë
dhe kurrikul me zgjedhje. Kurrikula bërthamë është e detyruar dhe e njëjtë
për të gjithë. Kurrikula me zgjedhje përbëhet nga: kurrikula me zgjedhje të
detyruar dhe kurrikula me zgjedhje të lirë.
Lista e lëndëve me zgjedhje të detyruar miratohet nga Ministria e
Arsimit dhe Shkencës, ndërsa lista e lëndëve/moduleve me zgjedhje të lirë
hartohet nga shkolla. Nxënësi duhet të përzgjedhë vetë në të dyja listat.
Nxënësi merr vendime tri herë për itinerarin e tij kurrikular dhe e bën
këtë në fi llim të çdo viti shkollor, kurse në gjimnazin e profi lizuar mund të
zgjidhte vetëm një herë, në klasën e 11-të.
Modeli i tanishëm dhe ai i profi lizuari zbatohen sot nga vende të
ndryshme.
Ndërsa në gjimnazin e profi lizuar nxënësit ndahen në dy grupe për nga
parapëlqimet, tani, sipas strukturës së re, përzgjedhjet individuale janë shumë
më të larmishme. Kjo shumëllojshmëri zgjedhjeje i ofron nxënësit mundësinë
të përballojë me sukses ndryshimet dhe të përshtatet me kurrikulën me
zgjedhje. Përveç kësaj, mundësohet një specializim më i ngushtë i nxënësve,
p.sh., vetëm në kimi dhe biologji dhe jo në profi lin natyror që përfshinte,
veç kimisë dhe biologjisë, edhe fi zikën e matematikën.
Në strukturën e re të gjimnazit, nxënësit u kushtojnë më shumë kohë
lëndëve të përbashkëta, në krahasim me kohën që u kushtonin në strukturën
e gjimnazit të profi lizuar, sidomos po të kemi parasysh që ky i fundit zgjaste
katër vite, pasi në të përfshihej edhe klasa e nëntë.
Ky organizim i mundëson nxënësit një formim të përgjithshëm
më të plotë. Përvojat dëshmojnë se një bazë e plotë mësimdhënieje i bën
nxënësit më të zotë për çfarëdo dege të shkollës së lartë, përfshirë dhe degët
profesionale.
Udhëzues kurrikular
16
Kurrikula bërthamë, e cila përmbledh lëndët e përbashkëta për të gjithë,
është projektuar si e mundshme për t’u përballuar nga të gjithë nxënësit.
Kurrikula e gjimnazit synon të mishërojë njëherësh dy të drejta të
nxënësve:
• E drejta e shanseve të barabarta,
• E drejta për të qenë i ndryshëm.
E drejta për të qenë i ndryshëm, në mënyrë më të hapur përmbushet
nëpërmjet lëndëve/moduleve me zgjedhje. Kjo do të thotë se secili nxënës
përzgjedh ato lëndë ose module të cilat e favorizojnë për një bllok të caktuar
profesionesh.
Një nga detyrat e gjimnazit është parapërgatitja e nxënësve për
shkollën e lartë. Mirëpo një pjesë e nxënësve e vlerëson gjimnazin si një
periudhë për formimin e një kulture të përgjithshme, e cila do t’u bëhet e
çmuar gjatë gjithë jetës. Ka nxënës, dhe ata mund të shtohen me kalimin
e viteve, që parapëlqejnë të ndjekin gjimnazin jo thjesht sepse u lehtëson
hyrjen në shkollat e larta, pasi nuk e kanë planifi kuar kështu karrierën e tyre,
por sepse dëshirojnë të ushtrojnë një profesion të fi tuar përmes kurseve të
formimit profesional.
Shkolla e lartë i ka dyert të hapura edhe për nxënësit e notave 7-8,
madje edhe për ata të notave 5-6, pra, për këdo që ka në dorë diplomën e
maturës. Kjo do të thotë se kurrikula me zgjedhje të detyruar, madje dhe ajo
me zgjedhje të lirë, duhet të kenë oferta që të jenë të përshtatshme për të tri
nivelet e nxënësve. Në veçanti, kjo do të thotë që edhe kurrikula me zgjedhje
të lirë, të cilën e harton vetë shkolla, do të duhet të përmbajë lëndë/module për
të gjitha nivelet e nxënësve, përfshirë nivelin e notave 5-6.
Kurrikula me zgjedhje të lirë është tërësisht në dorë të shkollës, por
duhet të bëhet kujdes që ajo të mos jetë e tejmbushur me njohuri të vështira.
Është në dorë të shkollës të mos e teprojë. Sigurisht, shkolla duhet të ofrojë
edhe lëndë/module posaçërisht për nxënësit shumë të mirë.
Kurrikula bërthamë konsiderohet e mjaftueshme për të përballuar
Për zhvillimin e kurrikulës së re të gjimnazit
17
çfarëdo dege të shkollës së lartë. Kurrikula me zgjedhje e lehtëson këtë përballje,
madje shton gjasat për të dalë fi tues në konkurrimin për degë të parapëlqyera.
Ka përherë një dilemë për peshat që duhet të zënë në gjimnaz kurrikula
bërthamë dhe ajo me zgjedhje.
Pikëpamja e kurrikulës së re është se përvetësimi i lëndëve të kulturës
së përgjithshme nuk përfundon me arsimin bazë, por duhet të vazhdojë deri
në klasën e fundit të gjimnazit.
Kjo pikëpamje është konkretizuar në kurrikulën e re me një përqindje të
lartë të kurrikulës bërthamë. Nga ana tjetër, një ngushtim i tepruar i kurrikulës
me zgjedhje do të vështirësonte përmbushjen e veçorisë së gjimnazit si një
periudhë ku nxënësit përfi tojnë një specializim të mjaftueshëm.
Pesha aktuale e kurrrikulës me zgjedhje është një kompromis me
mundësinë e zbatimit të tanishëm të saj.
Një shtim i kësaj peshe do t’u mundësonte më mirë nxënësve të
specializoheshin në një nga blloqet e tyre të parapëlqyera: shkencor, shoqëror,
profesional dhe tregu i punës, veçse ky shtim rrezikohet të komprometohet
gjatë zbatimit tani, thjesht për shkak të përvojës ende jo të pjekur sa duhet të
shkollave.
Kjo do të thotë se, në një perspektivë afatmesme dhe, aq më shumë,
afatgjatë, dora-dorës me përmirësimin tërësor të kushteve të zbatimit, menuja
e kurrikulës me zgjedhje do të duhet të zgjerohet, pa cënuar, gjithsesi,
sigurimin e formimit bazë të të gjithë nxënësve të gjimnazit.
Larmia e itinerareve individuale kurrikulare nuk shterrohet vetëm nga
kurrikula me zgjedhje. Brenda vetë kurrikulës bërthamë gjenden disa mundësi
të tjera të studimit të nxënësit. Siç do të detajohet më poshtë, në programet e
lëndëve të caktuara, si të arteve, aftësimit për jetën dhe teknologjisë, ofrohen
zgjedhje sipas parapëlqimeve të nxënësve dhe, herë-herë, sipas rrethanave lokale.
Madje edhe brenda disa lëndëve me zgjedhje, nxënësit, përsëri, kanë ofertën për
të përzgjedhur. Kjo do të thotë se hapësira përzgjedhëse e nxënësve në kurrikulën
e tanishme të gjimnazit është më e gjerë sesa ofron kurrikula me zgjedhje.
Udhëzues kurrikular
18
1.4. Kurrikula për nxënësit me nevoja të veçanta
Nxënës me nevoja të veçanta konsiderohen këtu ata që janë me aftësi të
kufi zuara mendore ose fi zike dhe ata që gëzojnë prirje veçanërisht premtuese
në një fushë të caktuar të nxëni.
Për nxënësit me aftësi të kufi zuara, Dispozitat Normative përshkruajnë
kriteret e pranimit në gjimnaze të posaçme, të cilat funksionojnë vetëm për
ata, ose në gjimnaze të zakonshme.
Këta nxënës, në gjimnazet e zakonshme, nëse nuk e kanë të mundur që
të përparojnë në një lëndë bërthamë, siç është edukimi fi zik dhe sportet, ose
në disa linja të tyre, do të duhet të plotësojnë kushtet e marrjes së diplomës së
maturës duke zgjedhur lëndë ose module me orë mësimore të njëvlershme.
Për nxënësit me prirje veçanërisht premtuese, kurrikula mundëson
nivelin e avancuar për disa lëndë, ndërsa vetë shkolla mund të ofrojë në
kurrikulën e saj të lirë edhe lëndë ose module të nivelit shumë të lartë për një
specializim të caktuar.
Ndër veprimtaritë jashtëkurrikulare janë edhe përgatitjet për
olimpiadat, konkurset ose garat, ku përfshihen këta nxënës.
Një shkollë mund të krijojë, me kohë, tradita të spikatura në
mirëtrajtimin e nxënësve me nevoja të veçanta, të njërit nga të dy grupet,
duke e pasuruar posaçërisht kurrikulën me zgjedhje.
1.5. Plani mësimor për kurrikulëb bërthamë të gjimnazit
Plani mësimor i gjimnazit parashikon 36 javë mësimore në klasat e
10-ta dhe të 11-ta dhe 33 javë në klasën e 12-të. Java mësimore për të tri
klasat: e 10-të, e 11-të, dhe 12-të, ka 30 orë mësimore.
Një shkollë ka të drejtë të shtojë orarin mësimor edhe me deri në 2
(dy) orë në javë.
Këto orë do të përdoren vetëm për kurrikulën me zgjedhje të detyruar.
Qëllimi i këtyre orëve shtesë është që të përmbushen sa më mirë
Për zhvillimin e kurrikulës së re të gjimnazit
19
kërkesat e nxënësve për lëndët me zgjedhje të detyruar.
Vendimi për shtesa në orar duhet bërë doemos në marrëveshje me nxënësit
dhe prindërit e tyre. DAR/ZA-ja duhet njoftuar doemos për këtë vendim.
Orët shtesë nuk zhvillohen në dy ditët e fundjavës, të shtunën ose të
dielën.
Veprimtari jashtëshkollore, si piknik, ndeshje sportive etj., mund të
zhvillohen gjatë fundjavës, por përherë me lejen me shkrim të prindërve, kurse
kurrikula, madje dhe shërbimi komunitar planifi kohen për ditët e zakonshme
të mësimit.
1.5.1 Fushat e të nxënit
Kurrikula e gjimnazit përbëhet nga nëntë fusha të nxëni.
Në renditjen alfabetike, këto janë:
• Artet
• Edukimi fi zik dhe sportet
• Gjuha e huaj
• Gjuha shqipe dhe letërsia
• Karriera dhe aftësimi për jetën
• Matematika
• Teknologjia
• Shkencat natyrore
• Shkencat shoqërore
Zakonisht, çdo fushë e të nxënit përbëhet nga disa lëndë mësimore (Shih
tabelën 1).
Në tabelën 1 tregohen lëndët për secilën fushë të nxëni.
Udhëzues kurrikular
20
Tabela 1: Lëndët për çdo fushë të nxëni
Nr. Fushat Lëndët
1 Artet
Muzika
Vallëzimi
Teatri
Arti pamor
Historia e artit
2 Edukimi fi zik dhe sportet Edukimi fi zik dhe sportet
3 Gjuha e huaj Gjuha e huaj e parë
4 Gjuha shqipe dhe letërsia Gjuha shqipe dhe letërsia
5 Karriera dhe aftësimi për
jetën
Aftësimi për jetën
Karriera
6 Matematika Matematika
7 Shkencat natyrore
Kimia
Fizika
Biologjia
Shkenca e tokës, e mjedisit dhe e hapësirës
8 Shkencat shoqërore Qytetaria
Historia
Gjeografi a
Ekonomia
9 Teknologjia Teknologjia e informacionit dhe e komunikimit (TIK-u)
Teknologjia
1.5.2. Kurrikula bërthamë
Secila fushë të nxëni përfaqësohet në gjimnaz nga kurrikula bërthamë
dhe nga kurrikula me zgjedhje.
Plani mësimor i kurrikulës bërthamë jepet (në tabelën 2).
Tabela 2: Plani mësimor për kurrikulën bërthamë në gjimnaz
Nr. Lëndët Klasa e
10-të
Klasa
e 11-të
Klasa e
12-të
1 Artet 1 1 1
2 Edukimi fi zik dhe sportet 2 1
3 Gjuha e huaj e parë 3 3 4
Për zhvillimin e kurrikulës së re të gjimnazit
21
4 Gjuha shqipe dhe letërsia 3 3 4
5 Karriera, aftësimi për jetën 1 1 1
6 Matematika 3 3 4
7 Kimia 2 2
Fizika 2 2
Biologjia 2 2
Shkenca e tokës, e mjedisit dhe e hapësirës 2
Shkencat natyrore 2
8 Qytetaria 2 1
Historia 1 2 2
Gjeografi a 1 2
Ekonomia 2
9 TIK-u 2 1
Teknologjia 2
Gjithsej: 26 23 24
Përqindja e kurrikulës bërthamë: 87% 77% 80%
1.5.3. Zgjedhja bënda kurrikulës bërthamë
Në fushën e arteve dhe në atë të aftësimit për jetën, nxënësve u jepet
e drejta e zgjedhjes së lëndëve/moduleve lëndore brenda fushës. Kështu, për
fushën e arteve ofrohen gjashtë lëndë.
a) FUSHA E ARTEVE
Fusha e arteve përbëhet nga gjashtë lëndë:
• Muzika,
• Kërcimi,
• Teatri,
• Arti pamor,
• Historia e artit,
• Historia e artit botëror
Fusha e arteve ka gjithsej 105 orë për të tri vitet. Shkolla është e
detyruar që çdo nxënësi t’i sigurojë për artet 105 orë.
Udhëzues kurrikular
22
Shkolla duhet të bëjë çmos që të gjithë nxënësit të mësojnë ndër
katër lëndët e para të arteve, d.m.th.: muzika, kërcimi, teatri dhe arti pamor.
Muzika, kërcimi, teatri, arti pamor janë programuar të studiohen secila gjatë
tre semestrave (1.5 vite shkollore). Pra, një nxënës gjatë gjimnazit duhet të
studiojë në dy nga këto katër lëndë.
Kështu, një nxënës që zgjedh në fi llim muzikën, e mëson atë në klasën
e 10-të dhe e vazhdon në gjysmën e klasës së 11-të. Më pas ai vazhdon me
lëndën e teatrit: e fi llon në gjysmën e dytë të klasës së 11-të dhe e mbaron në
përfundim të klasës së 12-të.
Kur shkolla nuk ka mundësi të ofrojë lëndët më sipër, ajo vendos të
zhvillojë historinë e artit shqiptar në klasën e 10-të dhe historinë e artit botëror
në klasën e 11-të dhe të 12-të.
Mund të ndodhë që nxënësi e fi llon në klasën e 10-të me historinë e
artit shqiptar, pastaj vazhdon të gjithë historinë e artit botëror dhe kështu e
përfundon detyrimin e tij në fushën e arteve për kurrikulën bërthamë.
“Historia e artit botëror” është e përbërë nga katër module: “Muzika”,
“Kërcimi”, “Teatri” dhe “Arti pamor”.
Nxënësi, pasi të mbarojë historinë e artit shqiptar në klasën e 10-të,
mund të kërkojë lëndën e muzikës. Ky nxënës e fi llon lëndën e muzikës në
klasën e 11-të dhe e mbyll në klasën e 12-të, por pa i mbushur të 105 orët.
Për të mbushur 105 orët në fushën e arteve, ai mund të përzgjedhë një nga
modulet e historisë së artit botëror. Megjithatë, ka një kufi zim: nxënësit nuk
i lejohet të përzgjedhë modulin e muzikës te “Historia e artit botëror”, po qe
se ka përzgjedhur lëndën e muzikës. Ai duhet të përzgjedhë një modul tjetër,
afërsisht me aq orë mësimore sa të mbushet numri 105 i orëve mësimore.
Nxënësve u duhen bërë të qarta këto larmi mundësish.
Nëse për disa nxënës shkolla nuk e ka të mundur të përballojë me
personelin e saj katër lëndët e para, ajo kërkon vetë ose me ndërmjetësinë
e DAR/ZA-së, plotësimin e mësuesve të arteve. Për këtë, drejtori i shkollës
duhet të sigurohet që në qershor.
Për zhvillimin e kurrikulës së re të gjimnazit
23
Vetëm nëse shkolla nuk siguron dot ndonjërën nga katër lëndët e para
(muzika, teatri, kërcimi, arti pamor), qoftë edhe për një pjesë të nxënësve, atëherë
ofron për ta lëndën “Historia e artit shqiptar” ose/dhe “Historia e artit botëror”.
Gjimnazet, në qytetin ku e ka qendrën DAR-ja, duhet të sigurojnë për
të gjithë nxënësit mësimin e dy prej katër lëndëve të para të fushës së arteve.
Sipas mundësive të saj, shkolla vendos se sa klasa paralele do të hapen
për secilën nga pesë lëndët. P.sh., një shkollë me katër klasa të 10-ta, hap dy
klasa për lëndën e muzikës, një klasë për teatrin dhe një klasë për historinë
e artit shqiptar.
b) FUSHA E EDUKIMIT TË KARRIERËS DHE E AFTËSIMIT PËR JETËN
Fusha e edukimit të karrierës dhe e aftësimit për jetën përbëhet nga dy lëndë:
• Edukimi i karrierës,
• Aftësimi për jetën.
Secila nga këto dy lëndë ka afërsisht numër të barabartë orësh mësimore.
Ato zhvillohen në tre semestra (1.5 vite shkollore).
Programi i lëndës “Aftësimi për jetën” përmban tri module:
- Edukimi shëndetësor (18 orë),
- Sjellja e sigurt (18 orë),
- Ndihma e parë (18 orë).
Në klasën e 10-të do të zhvillohen orët e edukimit shëndetësor dhe një
nga dy modulet e tjera. Shkolla vendos vetë se cilin nga dy modulet e tjera,
“Sjellja e sigurt” apo “Ndihma e parë”, do të zhvillojë në klasën e 10-të.
Programi përmban më shumë se 18 orë mësimore për modulin “Edukimi
shëndetësor”, saktësisht 48 orë, kurse detyrimi te kurrikula bërthamë është vetëm
18 orë mësimore. Sipas pëlqimeve të nxënësve, shkolla vendos se cilat tema të
edukimit shëndetësor do të mësojë nxënësi si pjesë të lëndës bërthamë.
Pra, një klasë ose do të mësojë “Siguria e jetës” + “Ndihma e parë”,
ose “Siguria e jetës” + 18 orë “Edukimi shëndetësor”, ose “Ndihma e parë” +
18 orë “Edukimi shëndetësor”.
Udhëzues kurrikular
24
Në tabelën 3 është një shembull për një gjimnaz me dy klasa të 10-ta. Tabela
tregon numrin e orëve javore për kurrikulën me zgjedhje të detyruar.
Tabela 3: Shembull për gjimnaz me dy klasa
Klasa e 10-të A Klasa e 10-të B
Shëndeti (6 orë)
Të ushqyerit e shëndetshëm (12 orë)
Gjithsej: 18 orë
Shëndeti (6 orë)
Edukim seksual (6 orë)
Edukimi mbi HIV-SIDA-n (6 orë)
Gjithsej: 18 orë
1.5.4. Kurrikula me zgjedhje të detyruar
Tabela 4: Kurrikula me zgjedhje të detyruar (orë në javë për klasë)1
Fushat Lëndët Klasa e
10-të
Klasa e
11-të
Klasa e
12-të
2 Edukimi fi zik dhe
sportet
Lojëra sportive (1) (1) (1)
3 Gjuha e huaj e dytë Anglisht
Frëngjisht
Italisht
Gjermanisht
Spanjisht
Gjuha greke
Gjuha maqedonase
etj.
2222222
2222222
2
222222
4 Gjuha shqipe dhe
letërsia
Gjuha shqipe dhe
letërsia
(1) + (1) 2 1
5 Karriera, aftësimi
për jetën
6 Matematika Matematika 2 2 1
1 Në tabelë disa numra janë shënuar në kllapa. Ato tregojnë se lënda mund të përzgjidhet
nga nxënësit edhe në disa klasa të tjera. Është fjala për lëndë të cilat mbyllen brenda një viti
shkollor.
Për zhvillimin e kurrikulës së re të gjimnazit
25
7 Shkenca natyrore Kimia 2 2
Fizika 2 2
Biologjia 2 2
8 Shkenca shoqërore Trashëgimia kulturore
Sociologjia
Psikologjia
Filozofi a
2 2
22
(2)
(2)
(2)
2
Historia 2 2
Gjeografi a 2
Ekonomia 2+2
9 TIK-u TIK-u 1 1 1
Teknologjia 1
P.sh., lënda me zgjedhje “Lojëra sportive” mund të përzgjidhet nga
nxënësit në secilën klasë; “Psikologjia” mund të përzgjidhet edhe në klasën e
12-të, po ashtu “Sociologjia”, dhe, “Trashëgimia kulturore” e klasës së 11-të.
Nxënësi i përzgjedh këto lëndë në klasën pasuese, kur nuk i ka zhvilluar
më parë ose ka qenë mbetës në to.
Gjithsesi, në çdo rast, lënda me zgjedhje ndiqet nga nxënës të së
njëjtës klasë, bie fjala, vetëm nga nxënësit e klasës së 12-të, kur fl itet, p.sh.,
për psikologjinë.
Plani mësimor i kurrikulës me zgjedhje të detyruar, i paraqitur tek
tabela e mësipërme, mund të pasurohet në vitet e ardhme me vendim të
MASh-it.
Kurrikula me zgjedhje të detyruar është në disa lloje.
Këto janë:
• Niveli i thelluar.
• Gjuha e huaj e dytë.
• Lëndë të tjera me zgjedhje, të cilat janë për të gjithë nxënësit.
• Zgjedhje e detyruar brenda lëndës bërthamë.
Udhëzues kurrikular
26
a) NIVELI I THELLUAR
Programi i nivelit të thelluar
Niveli i thelluar i një lënde nënkupton njëherësh:
• trajtim i lëndës në nivel më të lartë vështirësie dhe
• zgjerim i përmbajtjes në krahasim me lëndën bërthamë, por përsëri
me nivel më të lartë vështirësie se ai i lëndës bërthamë.
Niveli i thelluar zgjerohet më tej me dy mënyra:
• Shtohen tema të reja brenda një kapitulli bërthamë.
• Shtohen kapituj të rinj.
Më poshtë është lista e lëndëve bërthamë, të cilat kanë edhe nivelin e
thelluar, bashkë me orët përkatëse javore.
Tabela 5: Lëndët e thelluara dhe orët përkatëse javore
Lënda Klasa e 10-të Klasa e 11-të Klasa e 12-të Shuma
Biologjia 2 2
Ekonomia 2 2
Fizika 2 2
Gjeografi a 2 2
Historia 2 2
Kimia 2 2
Gjuha shqipe dhe
letërsia 2 2 1 5
Matematika 2 2 1 5
TIK-u 1 1 1 3
Niveli i thelluar i një lënde bërthamë ka programin e vet, i cili është i
miratuar nga MASh-i.
Mësuesi
Për zhvillimin e nivelit të thelluar, si rregull, përzgjidhet mësuesi që
Për zhvillimin e kurrikulës së re të gjimnazit
27
dallohet ndër të tjerët për nivel të lartë shkencor dhe për suksese me nxënësit
shumë të mirë në Maturën Shtetërore ose/dhe në olimpiada.
Mësuesi lëndor i klasës së 9-të këshillon nxënësit që, sipas mendimit
të tij, mund dhe duhet të ndjekin nivelin e thelluar të një lënde bërthamë.
Mësuesi lëndor dhe ai kujdestar këshillojnë që të ndërpresë nivelin e
thelluar atë nxënës i cili jep shenja të qarta se nuk mund ta përballojë atë.
Vlerësimi i nxënësve
Lënda bërthamë dhe niveli i saj i thelluar janë dy lëndë të veçanta.
Secila prej tyre ka faqe më vete në regjistër, pra, edhe notat e veta. Secila ka
notën e vet përfundimtare vjetore.
Organizimi i klasave për lëndët e nivelit të thelluar mund të bëhet
sipas njërës nga këto dy mënyra:
• Nxënësit zhvillojnë, p.sh., matematikën bërthamë, bashkë me nxënësit
e tjerë dhe vetëm nivelin e thelluar e zhvillojnë më vete;
• Veçohen nxënësit që kanë kërkuar, p.sh., matematikën e thelluar, në
një klasë më vete, me të cilën zhvillohet e gjithë lënda e matematikës
(bërthamë dhe e thelluar).
Kur lënda bërthamë dhe ajo e thelluar zhvillohen në mjedise të
ndryshme, mësuesi nuk i zhvillon gjatë orëve të kurrikulës bërthamë kërkesat
me nivel më të lartë vështirësie, por nxënësve u jep detyra shtëpie shtesë nga
ajo temë. Mësuesi nuk merret në orët e kurrikulës bërthamë me zgjidhjen e
këtyre detyrave shtesë. Kjo punë u përket orëve të nivelit të thelluar.
GJUHA SHQIPE DHE LETËRSIA E THELLUAR
Gjuha shqipe dhe letërsia e thelluar zhvillohet në të tri vitet e gjimnazit.
Në klasën e 10-të përbëhet nga dy module me nga 36 orë secili.
Udhëzues kurrikular
28
Nxënësi mund të zgjedhë vetëm njërin nga këto dy module ose të dy
bashkë.
Në klasën e 11-të, gjuha shqipe dhe letërsia e thelluar është e pandarë
në module dhe zë 2 orë në javë.
b) LËNDË TË TJERA ME ZGJEDHJE TË DETYRUAR
Këto janë lëndë për të gjitha nivelet e nxënësve. Disa prej tyre kanë
karakter kryesisht zbatues, si: biologjia e zbatuar, fi zika e zbatuar dhe kimia
e zbatuar.
Në tabelën më poshtë tregohen këto lloj lëndësh.
Tabela 6: Lëndë të tjera me zgjedhje të detyruar
Lënda Klasa e 10-të Klasa e 11-të Klasa e 12-të Shuma
Biologjia e zbatuar 2 2
Filozofi a 2 2
Fizika e zbatuar 2 2
Historia me zgjedhje e
klasës së 11-të 2 2
Kimia e zbatuar 2 2
Psikologjia 2 2
Sociologjia 2 2
Trashëgimia kulturore 2 2 4
Nxënësi nuk është i detyruar që të përzgjedhë bashkë nivelin e
thelluar dhe nivelin e zbatuar të një lënde. P.sh., nxënësi nuk është i detyruar
që të përzgjedhë biologjinë e zbatuar dhe biologjinë e thelluar. Ai mund
t’i përzgjedhë që të dyja, po qe se i duhen, por mund të përzgjedhë vetëm
biologjinë e zbatuar ose vetëm atë të thelluar.
Po kështu për të dy llojet e historisë. Edhe në trashëgiminë kulturore
mund të përzgjidhet vetëm njëra, ajo e klasës së 10-të ose ajo e klasës së 11-
të; ose edhe të dyja.
Për zhvillimin e kurrikulës së re të gjimnazit
29
c) GJUHA E HUAJ E DYTË
Për nxënësit që vijnë nga arsimi bazë me gjuhë të huaj të parë jo
gjuhën angleze, shkolla duhet të bëjë çmos që t’u ofrojë si gjuhë të huaj të
dytë atë angleze.
Nxënësi mund të mësojë edhe dy gjuhë të huaja të dyta si lëndë me
zgjedhje të detyruar.
Nxënësit që nuk kanë mësuar ndonjë gjuhë të huaj në arsimin bazë,
do të duhet të nisin nga fi llimi një gjuhë të huaj. Këta nxënës nuk mund të
përfshihen në lëndën bërthamë të gjuhës së huaj të parë, pasi kjo lëndë është
vazhdim i asaj gjuhe të huaj të cilën e kanë mësuar në arsimin bazë. Në këtë
rast të veçantë, nxënësi do të përzgjedhë një gjuhë të huaj të dytë nga kurrikula
me zgjedhje.
Shkolla duhet të bëjë çmos që t’u sigurojë nxënësve vazhdimin e
gjuhës së huaj që ata kanë mësuar në arsimin bazë.
Në të dyja këto raste të veçanta, nxënësi nuk i plotëson orët e kurrikulës
bërthamë, sepse bën tri orë në javë më pak gjatë gjimnazit. Ai duhet ta plotësojë
këtë boshllëk me orë të kurrikulës me zgjedhje.
d) ZGJEDHJE E DETYRUAR BRENDA NJË LËNDE
Një pjesë e orëve mësimore të një lënde është e përbashkët për të gjithë
nxënësit, kurse pjesa tjetër nuk është e tillë; ajo përmban zakonisht projekte.
Shkolla ose nxënësit do të zgjedhin midis disa projekteve sipas kushteve për
t’i realizuar, por edhe sipas interesave lokale ose të vetë nxënësve.
E tillë është lënda “Trashëgimia kulturore”, e cila përbëhet nga dy
pjesë. Ajo që është e përbashkët për të gjithë nxënësit që e kanë përzgjedhur
atë, dhe pjesa tjetër ku ka disa oferta dhe u takon nxënësve dhe shkollës të
përzgjedhin në mes tyre.
Udhëzues kurrikular
30
1.5.5 Kurrikula me zgjedhje të lirë
Shkollës nuk i vjen nga MASh-i përmbajtja e kurrikulës me zgjedhje
të lirë, por e vendos vetë.
Kurrikula me zgjedhje të lirë është në disa lloje.
Këto janë:
• Modulet lëndore,
• Modulet profesionale,
• Përforcimi,
• Projektet kurrikulare në nivel shkolle ose disa klasash,
• Shërbimi komunitar.
a) MODULET LËNDORE
Moduli lëndor është një organizim kurrikular që përcjell njohuri,
aftësi dhe qëndrime për një çështje të caktuar të lëndës. Modulet lëndore që
zhvillohen në gjimnaz mund të jenë module për të cilat ka tekste mësimore të
miratuara nga MASh-i, module për të cilat ka vetëm programe të miratuara
nga MASh-i, apo module që mund t’i hartojë vetë shkolla.
Më poshtë jepen shpjegime për secilin lloj moduli.
1. Module lëndore në tekstet shkollore
Të tilla janë lëndët e fushës së arteve dhe lënda e aftësimit për jetën.
Ato lëndë të arteve, të cilat nuk janë përfshirë te një nxënës në lëndët
bërthamë, shkolla, nëse mund, ia ofron si lëndë me zgjedhje të lirë. P.sh., nëse
nxënësit e një klase kanë zgjedhur si lëndë bërthamë muzikën, atëherë,
shkolla, nëse mund, në po atë vit shkollor, i ofron asaj klase si lëndë me
zgjedhje të lirë historinë e artit ose kërcimin, ose teatrin, ose artin pamor.
Ky shembull është detajuar në tabelën e mëposhtme.
Për zhvillimin e kurrikulës së re të gjimnazit
31
Shembull:
Kurrikula bërthamë Kurrikula me zgjedhje të lirë
Klasa e 10-të Klasa e
11-të
Klasa e
12-të
Klasa e 10-të Klasa
e 11-të
Klasa e 12-të
Muzikë
(36 orë)
Muzikë
(18 orë)
Kërcim
(18 orë)
Kërcim
(33 orë)
Historia e artit
shqiptar (36
orë)
---- Historia e artit
botëror,
Moduli “Muzika”
Duke vazhduar në të njëjtën ide, po ilustrojmë një shembull të dytë me
temat e edukimit shëndetësor.
Shembull:
Kurrikula bërthamë Kurrikula me zgjedhje të lirë
Shëndeti (6 orë)
Të ushqyerit e shëndetshëm (12 orë)
Gjithsej: 18 orë
Alkooli dhe drogat e tjera (12 orë)
Barnat (ilaçet) (6 orë)
Edukim seksual (6 orë)
Edukimi mbi HIV-SIDA-n (6 orë)
Barnat (ilaçet) (6 orë)
Edukim seksual (6 orë)
Edukimi mbi HIV-SIDA-n (6 orë)
Gjithsej: 18 orë
Shëndeti (6 orë)
Të ushqyerit e shëndetshëm (12 orë)
Alkooli dhe drogat e tjera (12 orë)
2. Module me programe të miratuara nga MASh-i
Module të tilla janë:
Modulet
1. Njeriu dhe ndryshimet klimatike
2. Lojërat sportive:
2.1 Basketboll
2.2 Volejboll
2.3 Futboll
2.4 Hendboll
Udhëzues kurrikular
32
3. Module të tjera lëndore, të cilat zhvillohen nga vetë shkollat
Tema modulesh të tilla mund të jenë:
• “Mjeshtëria skenike”
o Një regjisor ose aktor, në rastin më të mirë, por edhe mësuesi i
artit (teatrit) ose i gjuhës shqipe dhe letërsisë, mund të vënë në
skenë një pjesë teatrale ose një fragment të saj. Nxënësit kanë një
rast të mirë për të zhvilluar një modul të integruar, pasi do të duhet
të njihen mirë me periudhën historike, sidomos me zakonet e saj,
si p.sh., veshjet, të analizojnë një vepër letrare, të ushtrohen në të
folurin korrekt etj.
• “Jetëshkrimi i personazheve të shquara të shkencave, të historisë, të arteve”
o Jeta e një njeriu të madh lehtëson të kuptuarit e zhvillimeve
të shkencës, të historisë ose të arteve dhe është njëherësh një
shembull moral.
• “Valle popullore të vendit ose të huaja, apo kërcime moderne”.
Shkolla mund të bashkëpunojë me organizma, të tilla si OJF,
fondacione etj., madje edhe me gjimnaze të tjera ose shkolla profesionale,
për të shkëmbyer module të gatshme. Shkolla mund të përshtatë module të
përgatitura nga të tjerë, por është ekipi kurrikular i shkollës ai që përcakton
se cili do të bëjë përshtatjen. Të tillë mund të jenë mësues të asaj shkolle,
specialistë, pedagogë, veprimtarë të OJF-ve ose fondacioneve etj.
Gjithashtu, mësues të shkollës, vetë ose në bashkëpunim me specialistë
apo pjesëtarë të komunitetit, krijojnë module, d.m.th. hartojnë programin e
moduleve dhe shkruajnë përmbajtjen e tyre.
Modulet, të cilat i krijon vetë shkolla, duhet të jenë të zhveshura nga të
gjitha llojet e diskriminimeve që përshkruhen në ligjet e Republikës së Shqipërisë
dhe në dokumentet ndërkombëtare të nënshkruara nga Republika e Shqipërisë2.
2 Ekipi kurrikular i shkollës kujdeset që të gjitha modulet të jenë të zhveshura nga të gjitha
llojet e diskriminimeve që përshkruhen në ligjet e Republikës së Shqipërisë dhe në dokumentet
ndërkombëtare të nënshkruara nga Republika e Shqipërisë.
Për zhvillimin e kurrikulës së re të gjimnazit
33
b) MODULET PROFESIONALE
Modulet profesionale ofrojnë zotërimin e njohurive dhe të shprehive
për miniprofesione të cilat vlejnë për tregun e punës. Fjala nuk është për
profesione të mirëfi llta që duan shumë kohë për t’u zotëruar, si profesioni i
hidraulikut ose i elektricistit.
Modulet profesionale do të kenë doemos edhe njohuri të reja teorike,
por, në radhë të parë dhe kryesisht, ato duhet të kenë natyrë praktike.
Secili nxënës është i detyruar të certifi kohet për një numër minimal
orësh mësimore në modulet profesionale. Ky kufi minimal, për të tri vitet,
është gjithsej 36 orë.
Një nxënës mund të shlyejë detyrimin e tij për modulet profesionale
edhe brenda një viti shkollor.
Ashtu si për modulet lëndore, edhe modulet profesionale mund të
shkëmbehen ose të përshtaten nëpërmjet bashkëpunimit me organizma, të tilla
si OJF, fondacione, madje edhe me gjimnaze të tjera. Burim i pasur modulesh
profesionale janë shkollat profesionale, kompani private, organizata biznesi etj.
Vetë mësuesit e shkollës mund të hartojnë module profesionale të cilat
i shkojnë përshtat profi lit të tyre, si: mësuesi i teknologjisë, i fi zikës, i kimisë
etj. Shkolla mund të punësojë me kohë të pjesshme specialistë për të zhvilluar
module profesionale. Specialistë të tillë mund të zhvillojnë modulin në një
ose më shumë gjimnaze.
Nxënësit mund të ndjekin një modul edhe në një shkollë profesionale
ose në një gjimnaz tjetër.3
Module profesionale mund të zhvillohen edhe në mjedise joshkollore,
p.sh., në një restorant. Në këto raste instruktori duhet të ketë licencën e
trajnimit për specialitetin përkatës.
Në regjistër nuk shënohet thjesht “Modul profesional”, por shkruhet
edhe tema e plotë e modulit.
3 Ky kalim mund të rregullohet edhe me miratimin e një rregulloreje të posaçme.
Udhëzues kurrikular
34
Një modul profesional mund t’u ofrohet nxënësve kur mësuesi ose
instruktori kanë kompetencën e mjaftueshme profesionale dhe kur është
siguruar plotësisht baza materiale e nevojshme.
P.sh., një modul për vreshtarinë mund të jetë mjaft i përshtatshëm,
por shkolla duhet të sigurojë bazën materiale të mjaftueshme.
Dy module profesionale kanë program dhe tekst të gatshëm. Këto
janë “Guida turistike” dhe “Fotografi a dhe fotoshopi”. Secila prej të dyjave
zhvillohet përgjatë një viti shkollor.
Një gjimnaz mund të jetë i prirë për modulet profesionale. Në këtë rast,
gjimnazi ofron në kurrikulën me zgjedhje të lirë vetëm module profesionale,
pra jo edhe module lëndore. (Do t’i duhet të përmbushë vetëm detyrimin për
shërbimin komunitar dhe projektet në nivel shkolle ose disa klasash për të
cilat shkruhet pak më poshtë).
Disa shembuj të moduleve profesionale jepen në shtojcën nr. 14.
c) PËRFORCIMI
Përforcimi është ndihmesë për nxënësit me vështirësi në të nxënë. Ai
planifi kohet nga shkolla vetëm për lëndët bërthamë.
Qëllimi i përforcimit është t’u japë mundësi nxënësve që të arrijnë
nivelin minimal të objektivave të arritjeve për një lëndë.
Mësuesi e planifi kon përforcimin duke u pikënisur nga programi i
lëndës për atë klasë, por, nëse e shikon të nevojshme, ai mund të trajtojë edhe
njohuritë e klasave paraardhëse.
Programi vjetor i përforcimit i një lënde, për një klasë të caktuar të
gjimnazit përmban:
• nivelin minimal të atyre objektivave të arritjeve, të cilat i përshkruan
programi lëndor,
• nivelin minimal të atyre objektivave të arritjeve, të cilat i përshkruajnë
programet lëndore të klasave paraardhëse.
4 Shtojca nr.1 është e ilustruar në fund të këtij dokumenti.
Për zhvillimin e kurrikulës së re të gjimnazit
35
Gjatë zhvillimit të përforcimit, mësuesi përcakton përmbajtjen e orëve
mësimore edhe nga:
• sugjerimet e mësuesit lëndor për mangësitë e nxënësve të tij,
• kërkesat e vetë nxënësve.
Për një lëndë, në një vit shkollor, përforcimi zhvillohet për 36 orë
mësimore, nga 1 orë në javë.
Mësuesi
Është e dëshirueshme që përforcimi për një nxënës të zhvillohet po
nga mësuesi i lëndës bërthamë, por nuk është e detyrueshme. Mësuesi që
përzgjidhet për përforcimin, duhet të dallohet për përvojë të suksesshme me
nxënësit në vështirësi të nxëni.
Për nxënësit që nuk e kanë mësuesin e vet lëndor mësuesin e përforcimit,
bashkëpunimi i rregullt i mësuesit të përforcimit me mësuesin lëndor për
mangësitë tipike dhe progresin e këtyre nxënësve është një procedurë e
detyrueshme. Këta mësues takohen periodikisht sipas një kalendari të miratuar
nga drejtori i shkollës.
Mësuesi i përforcimit, përveç shpjegimeve që u jep nxënësve në lidhje
me lëndën, u cakton atyre edhe detyra shtëpie, të cilat nxënësit i mbajnë në
fl etore të veçantë.
Nxënësi, në bashkëpunim me mësuesin, gjatë këtij procesi plotëson
portofolin e tij të progresit, i cili përmban fl etoren e detyrave të shtëpisë,
detyra të kontrollit etj.
Orët mësimore të përforcimit përfshihen në ngarkesën zyrtare të
mësuesit.
Ora e përforcimit përfshihet në orarin e shkollës, ashtu si lëndët ose
modulet e tjera.
Udhëzues kurrikular
36
Vlerësimi i nxënësve
Nxënësi nuk vlerësohet me notë përfundimtare për përforcimin,
megjithatë, vlerësohet me notë në detyrat e kontrollit ose për përgjigjet e tij
në orë të veçanta. Vlerësimet janë: “Shumë mirë”, “Mirë” dhe “Dobët”.
Në faqen e posaçme të regjistrit për përforcimin, këto vlerësime
shënohen shkurt, përkatësisht me shkronjat “S”, “M” dhe “D”.
Kreditet:
Nxënësi fi ton kreditet e përforcimit (36 orë mësimore = 1 kredit), vetëm
në qoftë se ai kalon në lëndët për të cilat është kryer përforcim. Kur nxënësi
mbetet në lëndën përkatëse, ai nuk fi ton kredite për përforcimin e kryer.
d) PROJEKTET KURRIKULARE NË NIVEL SHKOLLE OSE
DISA KLASASH
Secili nxënës është i detyruar të marrë pjesë në një numër orësh
mësimore për projekte në nivel shkolle ose disa klasash. Për të tri vitet, numri
i orëve është gjithsej 18.
Të 18 orët që një nxënës ka detyrimin të punojë në projekte të tilla,
mund të realizohen brenda një viti shkollor ose të ndahen në më shumë se një
vit shkollor.
Këto orë janë të planifi kuara për t’u zhvilluar në mjedise mësimore,
nën drejtimin e drejtpërdrejtë të mësuesit ose të mësuesve, dhe shënohen në
regjistër po ashtu si orët e tjera mësimore.
Në regjistër nuk shënohet thjesht “Projekt kurrikular”, por shkruhet
edhe tema e plotë e projektit.
Temat e projekteve të tilla vendosen nga ekipi kurrikular i shkollës,
pas propozimeve dhe shkëmbimit të mendimeve me mësuesit, me nxënësit
dhe prindërit e tyre, me përfaqësues të tjerë të komunitetit shkollor dhe të
qeverisjes vendore, gjithashtu me OJF ose fondacione etj.
Kërkimi i temave të përshtatshme kryhet më shumë nga ekipi kurrikular
Për zhvillimin e kurrikulës së re të gjimnazit
37
i shkollës, i cili mbledh sugjerimet nga mësuesit, nga nxënësit, nga prindërit e
nxënësve, doemos nga përfaqësues të qeverisjes vendore; gjithashtu ai heton
mundësitë e bashkëpunimit me organizma qeveritare dhe joqeveritare. Ekipi
kurrikular ia rekomandon temat drejtorit të shkollës, i cili pret miratimin dhe
kontributin e bordit të shkollës.
Ekipi kurrikular i shkollës cakton ngarkesën në orë mësimore të secilit
mësues të përfshirë në një projekt të tillë.
Projekte të tilla mund të ofrohen dhe të zhvillohen nga organizma
jashtëshkollorë, si: OJF, ambasada etj. Në këto raste, të dy palët, shkolla
dhe organizmi që merr përsipër realizimin e projektit, nënshkruajnë një
marrëveshje ku përcaktohen detyrimet e të dyja palëve, objektivat e arritjeve
të nxënësve dhe mënyrat e vlerësimit të tyre. Në marrëveshje saktësohet dhe
numri i orëve mësimore që u llogaritet mësuesve të cilët bashkëpunojnë në
zhvillimin e projektit.
Përgjegjësinë për mbarëvajtjen e projektit e ka shkolla, pikërisht,
ekipi i mësuesve që është ngarkuar për zhvillimin e projektit dhe drejtoria e
shkollës që ndjek ecurinë e nxënësve.
Një veçori e një projekti të tillë është që ndërmerret përtej një klase
të vetme. Këtu përfshihet e gjithë shkolla, ose një projekt i caktuar merret
përsipër nga paralelet e një klase apo të dy klasave (p.sh., klasat e 10-ta A dhe
B, ose klasa e 10-të dhe klasa e 11-të).
Zakonisht, temat e projekteve komplekse zbërthehen në nën-tema,
të cilat merren përsipër nga një paralele ose grupe nxënësish brenda një
paraleleje, ku secili nxënës ka një detyrë të përcaktuar qartë.
P.sh., nëse tema e projektit do të ishte “Ndotja në zonën ku banojmë”,
kjo mund të zbërthehet në nën-tema në mes klasave, d.m.th. në fusha të
veçanta “ekspertize”. Të tilla nën-tema mund të jenë: “Legjislacioni
ekzistues për mbrojtjen nga ndotjet”, “Ndotja akustike në zonën tonë”,
“Ndotja e ajrit” ose “Kompanitë e biznesit që shkaktojnë më shumë ndotje”
etj.
Udhëzues kurrikular
38
Projektet kurrikulare mundësojnë një nivel të lartë integrimi kurrikular.
Shumë fusha të nxëni përfshihen në të njëjtën kohë në realizimin e projekteve
kurrikulare.
Vlera e veçantë e këtyre projekteve është që ato të jenë të zbatueshme
në jetën e përditshme.
Projekti kurrikular nuk është i barasvlershëm me një veprimtari
jashtëshkollore. P.sh., festimi i ditës së verës është veprimtari jashtëshkollore
dhe nuk duhet përfshirë në projektet kurrikulare.
e) SHËRBIMI KOMUNITAR
Shërbimi komunitar i nxënësit është veprimtari konkrete e kryer nga
nxënësit, jashtë orarit mësimor, pa shpërblim fi nanciar, në dobi të:
• njerëzve në nevojë (të sëmurëve, të droguarve, handikapëve, jetimëve,
të varfërve, të papunëve, të moshuarve, fëmijëve etj.);
• komunitetit (si mbrojtja e mjedisit nga ndotja, organizimi i veprimtarive
sociale komunitare etj.).
Synimi i shërbimit komunitar është të përforcojë përgjegjësitë e
nxënësit si individ i një komuniteti.
Objektivat e përgjithshëm të shërbimit komunitar janë:
• të formojë te nxënësit prirjen për vullnetarizëm si një qëndrim gjatë
gjithë jetës;
• të formojë te nxënësit prirjen për t’u përkujdesur për njerëzit në nevojë
si një qëndrim gjatë gjithë jetës;
• t’i ndërgjegjësojë nxënësit për nevojat e komunitetit;
• t’i informojë nxënësit rreth përpjekjeve për kujdes social në
komunitet;
• t’i bëjë nxënësit të ndihen të vlefshëm për komunitetin;
Për zhvillimin e kurrikulës së re të gjimnazit
39
• të japë përvoja të cilat u duhen nxënësve për jetën e përditshme dhe
karrierën.
Shërbimi komunitar mund të kryhet:
• pranë organizatave jofi timprurëse që zhvillojnë shërbime komunitare;
• pranë qendrave publike të shërbimit komunitar;
• në institucione të sektorit publik, si: spitale, azile, çerdhe, kopshte,
shkolla etj.;
• në komunitet, me miratimin e titullarëve të institucioneve shtetërore
përkatëse: për gjelbërimin, pastrimin apo mirëmbajtjen e një zone,
për të ndihmuar familje të cilat nuk kanë mundësi fi zike të përballojnë
nevojat e jetës së përditshme etj.;
• në shkollën ku nxënësit mësojnë (p.sh.: kujdesi për hapjen e një
ekspozite mbi një tematikë sociale me rëndësi për jetën e komunitetit;
ngritja dhe mirëmbajtja e një këndi sportiv; krijimi dhe/ose
mirëmbajtja e një mjedisi të gjelbëruar, në formën e patronazhit me
nxënësit e klasave më të ulëta etj.).
Nuk përfshihet te shërbimi komunitar pjesëmarrja në:
• veprimtari për biznese private;
• veprimtari për pjesëtarë të familjes, për njerëz të afërt;
• veprimtari ekstrakurrikulare të shkollës (si: konkurse, ndeshje sportive
etj.).
Nuk duhet të reduktohet shërbimi komunitar në pastrimin e mjediseve
të shkollës.
Gjatë tri viteve të gjimnazit, secili nxënës duhet të kryejë gjithsej 18
orë shërbim komunitar.
Ndarja e orëve në vite bëhet sipas veçorive të veprimtarive. Nxënësi
Udhëzues kurrikular
40
nuk është i detyruar të kryejë shërbim komunitar në çdo vit, megjithatë,
rekomandohet një shpërndarje pak a shumë e njëjtë, sidomos për të mos
mbingarkuar vitin e fundit të gjimnazit.
Nuk është e thënë që të gjithë nxënësit e një klase të kryejnë të njëjtin
lloj shërbimi komunitar.
Një nxënës mund ta përfundojë shërbimin e tij komunitar edhe brenda
një viti shkollor.
Shërbimi komunitar mund të kryhet edhe gjatë pushimeve të verës.
Në këtë rast orët llogariten për vitin pasardhës.
Për informimin e nxënësve rreth shërbimit komunitar, shkolla
planifi kon në orarin mësimor 1-2 orë, të cilat organizohen në bazë klase,
paraleleje ose më gjerë. Këtu ftohen përfaqësues të institucioneve që
përgjigjen ose ndërmarrin veprimtari të përkujdesjes komunitare, përfaqësues
të qeverisjes vendore, bashkisë ose komunave. Rekomandohet që në takime
të tilla të ftohen edhe prindërit e nxënësve.
Për shkëmbimin e përvojave dhe mbresave ndërmjet nxënësve rreth
shërbimit komunitar, planifi kohen në orarin mësimor 1-2 orë në vit, të cilat
organizohen, si rregull, në bazë klase, por nuk përjashtohet edhe organizimi
më i gjerë.
Nxënësit tregojnë për veprimtaritë e kryera, vlerat që kanë pasur për
ta, mbresa të veçanta, madje edhe sugjerime se si mund të përmirësohen.
Bisedat duhet të jenë të lirshme dhe jo në formë raportimi.
Një nxënës mund të plotësojë orët e shërbimit komunitar vetëm me një
veprimtari ose me disa veprimtari të të njëjtit lloj, apo të llojeve të ndryshme,
në të njëjtin institucion ose në institucione të ndryshme.
Lloji i shërbimit komunitar, vendi ku do të kryhet dhe veprimtaritë
përkatëse planifi kohen nga nxënësi (nxënësit) në bashkëpunim me prindërit,
shkollën dhe institucionin ose individët përfi tues.
Është e rëndësishme të kihet parasysh që nxënësi është ai që zgjedh
shërbimin komunitar. Nxënësi ndihmohet të zgjedhë nëpërmjet informacionit
Për zhvillimin e kurrikulës së re të gjimnazit
41
që i jep shkolla dhe nëpërmjet informacionit që siguron në rrugë vetjake dhe
me ndihmën e prindit.
Shërbimi komunitar mund të organizohet me grupe të vogla nxënësish,
me të gjithë klasën ose individualisht.
Prindi duhet të miratojë me shkrim përfshirjen e fëmijës së tij në një
shërbim të caktuar komunitar. Shkolla duhet të informojë prindin për gjithçka
që ka të bëjë më shërbimin komunitar në tërësi dhe, në veçanti, për shërbimin
që ka zgjedhur fëmija i tij. Prindi ka të drejtë të propozojë për fëmijën e tij
llojin e shërbimit komunitar ku mund të përfshihen edhe nxënës të tjerë.
Prindi ka të drejtë edhe të ofrojë falas lehtësira për kryerjen e shërbimit
komunitar (p.sh., transportin etj).
Për mbarëvajtjen e shërbimit komunitar, në shkollë ngrihet një
komision, i cili përbëhet nga mësuesit që përgjigjen për mirëkryerjen e këtij
shërbimi nga nxënësit. Komisioni i shërbimit komunitar kryesohet nga një
nëndrejtor ose nga drejtori i shkollës.
Komisioni i shërbimit komunitar:
• siguron për nxënësit informacion të mjaftueshëm për shërbimet e
mundshme komunitare;
• shqyrton dhe miraton shërbimet komunitare të propozuara nga
vetë nxënësit/prindërit, të cilat nuk përfshihen në listën e ofruar
nga shkolla;
• harton një listë për shërbimet e mundshme komunitare dhe ua ofron
nxënësve në formën e një menuje (përfshirë edhe propozimet e
miratuara të nxënësve / prindërve).
Për mbarëvajtjen e veprimtarive të shërbimit komunitar për një grup nxënësish,
kryesisht mbi bazë klase, përgjigjet një mësues.
Udhëzues kurrikular
42
Mësuesi përgjegjës ka për detyrë:
• Të planifi kojë dhe të realizojë orët mësimore të shërbimit komunitar të
cilat përfshihen në orarin mësimor;
• Të vëzhgojë mirëkryerjen nga nxënësit të veprimtarive të planifi kuara;
• Të shqyrtojë plotësinë dhe saktësinë e dëshmive për shërbimet
komunitare të nxënësve.
Mësuesi ndjek veprimtarinë e nxënësve në vendet ku ata kryejnë
shërbimet komunitare. Në planin e tij ditor: shënon qëllimin e vizitave dhe
nxënësit që do të vëzhgojë, përshkruan bisedat me përfi tuesit e shërbimit dhe
konstatimet e veta për cilësinë e shërbimit nga nxënësit.
Mësuesi, dora-dorës, merr masa për të përmirësuar cilësinë e shërbimit
komunitar për secilin nxënës.
Koha e punës së mësuesit për shërbimin komunitar përfshihet në
ngarkesën zyrtare mësimore të tij dhe është gjithsej 18 orë për të tri vitet për
nxënësit e një klase.
Gjatë kryerjes së veprimtarive të një shërbimi komunitar nxënësi
plotëson portofolin e tij, i cili përmban këto nëntema:
• Plani i shërbimit komunitar (synimi, përmbledhja e veprimtarive që
do të kryejë),
• Përshkrimi i veprimtarive që ka kryer, përfi tuesit, kohën e zhvilluar,
• Përshtypjet e veta dhe të të tjerëve,
• Të tjera, si fotografi etj.
Të gjitha këto ia dorëzon mësuesit përgjegjës dhe ato i shërbejnë për
t’i prezantuar në orët e shërbimit komunitar që organizohen në shkollë.
Për kryerjen e shërbimit komunitar nxënësi nuk vlerësohet me notë.
Një shërbim komunitar i kryer nga një nxënës vërtetohet me një
dëshmi sipas një formati standard. Një nxënës siguron aq dëshmi sa shërbime
të ndryshme komunitare kryen.
Për zhvillimin e kurrikulës së re të gjimnazit
43
Dëshmia fi rmoset nga një përfaqësues i institucionit përfi tues të shërbimit
dhe nga mësuesi përgjegjës. Kur shërbimi komunitar kryhet në shkollë, dëshmia
fi rmoset nga një përfaqësue


0 comments:

Post a Comment