Subscribe:

Ads 468x60px

About

Sample Text

Blogger news

Blogroll

Blogger templates

Social Icons

Shkolla 28 Nentori Burrel


Drejtore e shkollës: Mimoza Keçi

Shkolla ka 594 nxënës te ndare ne 16 klasa ne tre vite përkatëse te gjimnazit dhe nga këta 48 nxënës ne arsimin profesional, dega pedagogjike. Gjithashtu ofron zgjedhje te detyruara ne klasa te X-ta, 4 ore, klasat e XI –ta 6 ore. Duke patur mundësi nxënësi te zhvilloje 2 gjuhe te huaja dhe te specializohet per lende te ndryshme. Komuniteti i shkollës përbehet nga prindër kryesisht me arsim te mesëm (74%), gjendja social-ekonomike e tyre është  mesatare, ku me shume ne marrëdhënie pune janë prindërit meshkuj.  Shkolla ka 594 nxënës. 53% e nxënësve vijnë nga zonat rurale, 25%  e nxënësve jetojnë ne familje me ndihme ekonomike, 4% e nxënësve u mungojnë njeri prind, 10% e nxënëse e kane njërin prind ne emigracion. 

Shkolla synon përmirësimin e rezultateve ne PME, duke përdorur metodat te mësimdhënies me ne qendër nxënësit dhe edukimin e tyre si qytetare aktive te një shoqërie qe mbështetet ne vlerat e demokracisë. Shkolla ka laborator informatike per nxënësit, mësuesit e shkollës si dhe per zhvillimin e trajnimeve te ndryshme nga DA dhe ZA. Shkolla jone ofron ne zgjedhje te lira projekte dhe module ne klasat e X-ta dhe te XI-ta, ku 6 klasa i kemi te përfshira ne projekte kurrikulare ne shërbim ne komunitetit. Shkolla jone ka patur fitues te olimpiadave te ndryshme si matematike, kimi, fizike ne shkalle rrethi. Një nga arritjet kryesore te shkollës tone është kalueshmëria 100% e nxënësve nga te cilët 80% kane fituar te drejtën e studimit ne Universitet Publike. Prej tyre 45% ne 3 preferencat e para.  Shkolla jone ka arritur te realizoje projekte ne shërbim te komunitetit ne bashkëpunim me Bashkinë e qytetit tone dhe Zyrën arsimore. Ketë vit bashkëpunimi ynë ka arritur ne rang ndërkombëtar, ku bashkëpunimin me te ngushte e  kemi me shkollat e mesme te Rumanisë dhe Kroacisë:


  • Projekti me ACES (me qendër ne Vjene) dhe Korpusin e Paqes : Pa konflikte ne shkolle


  • Projekti kurrikular: Shërbim ne komunitetit ne bashkëpunim me Qendrën multidisiplinare  ne shërbim te moshuarve


  • Moduli profesional: Arti i te gatuarit  ne bashkëpunim me Qendrën e Aftësimit Profesional nr. 3

Per projektin e fundit ndërkombëtar është qendra ndërkombëtare e projekteve per shkollat ne Vjene  ACES me një vlere prej 1000 euro.

0 comments:

Post a Comment